“Arrite gjithçka, je më i MADHI”, Dana White fjalë zemre për luftëtarin Khabib

schedule08:37 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:37 - 25 Tetor, 2020

“Nëna ime nuk donte që të luftoja pa babanë tij dhe kam folur me të për tre ditë me radhë. I premtova asaj që do të ishte dueli i fundit dhe fjala e dhënë duhet mbajtur. Kjo ishte ndeshja ime e fundit dhe nuk ka shans të kthehem pa babanë tim”, tha Khabib Nurmagomedov, pak pasi kishte mundur Justin Gathje.

Vlerësime të shumta për luftëtarin rus, i cili e mbyll karrierën e tij në artet marciale miks me 29 fitore dhe zero humbje. Shifra që flasin vetë, ndërkohë që miliona njerëz anembanë botës e duan atë. Tani që e mbylli në këtë mënyrë, duke lotuar për babanë e tij që humbi jetën pak kohë më parë, do e duan edhe më shumë.

Një koment për Khabib e ka bërë edhe Dana White, presidenti i UFC, i cili e konsideron rusin si më të madhin e të gjitha kohërave (G.O.A.T – Greatest of all the time) në disiplinën e tij.

“Urime Khabib, keni arritur GJITHÇKA që i keni vendosur qëllim vetes. Ju jeni luftëtari më i mirë P4P (peshë për peshë) në botë dhe me të vërtetë jeni “G.O.A.T” i këtij sporti. 29-0”, shkruan White në një postim në Twitter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!