Arrin të futet me “çertifikatën e gjelbër” të Macron në spital, arrestohet 19 vjeçari

schedule11:46 - 11 Tetor, 2021

schedule 11:46 - 11 Tetor, 2021

Një 19 vjeçar nga Marseja u përpoq të futej në spital për një vizitë mjekësore duke dhënë një certifikatë të gjelbër që në fakt kishte kodin e presidentit francez Emmanuel Macron. Kodi ishte publikuar në rrjetet social në mes të muajit shtator, dhe që atëherë kreu i shtetit ka marrë një kod të ri.

Mediat franceze konfirmuan se 19 vjeçari kishte përdorur kodin e presidentit për të bërë certifikatën e gjelbër. Forcat e sigurisë e kuptuan menjëherë dhe e ndaluan të riun. Pas arrestimit ai u mbrojt duke thënë se e kishte bërë për shaka.

Ai tashmë do të duhet të paguajë dhe një gjobë pasi ka prezantuar një dokument shëndetësor të një personi tjetër gjatë kontrolleve për të hyrë në një vend. Kjo në kuadër të rregullave për të penguar përhapjen e pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!