Marrëveshja e shumëpritur dy palëshe është arritur në Kongresin Amerikan duke shmangur kështu një shatdaun të radhës. Por kjo marrëveshje përmban vetëm 1.375 miliardë dollarë për realizimin e barrierave në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.
Është arritur një marrëveshje në Kongresin Amerikan për të shmngur një shatdaun të ri në administratën amerikane, me bllokimin e pjesshëm të aktiviteteve të qeverisë. Senatori republikan Ricard Shelbi u shpreh se mbrëmja e së hënës kishte qenë e mirë pasi ishte rënë dakord për sigurinë e brendshme dhe gjashtë ligje të tjera.
Kthesa u shënua pas një përballjeje prej më shumë se dy orësh mes liderëve negociatorë, senatorëve dhe deputetëve. Demokratët e konsideruan si një marrëveshje të mirë. Sipas raportimeve të CNN, marrëveshja parashikon 1.375 miliardë dollarë për financimin e një barriere në kufi me Meksikën. Negociatat u bënë të ashpra në momentin që republikanët kërkonin financimin e murit dhe demokratët nga ana e tyre kërkonin një kufi për numrin e emigrantëve të ndaluar në mënyrë që burimet të drejtoheshin tek kriminelët e vërtetë.
Kongresi amerikan ka kohë deri të shtunën për të miratuar buxhetin dhe për të financuar qeverinë deri në 30 shtator. Burime parlamentare konfirmojnë se presidenti amerikan Tramp do të firmosë projektligjin dhe pse nuk përmban 5.7 miliardë dollarët që ka kërkuar për ndërtimin e murit, duke iu drejtuar më pas një urdhëri ekzekutiv për ta financuar. Objektivi i negociatorëve është hartimi i një marrëveshjeje për bilancin në mënyrë që ,ë pas të kalojë dhe në Dhomën e deputetëve dhe në senat dhe të mbërrijë në tryezën e Presidentit brenda të premtes së 15 shkurtit. /abcnews.al