Arrihet marrëveshja, vaksina ruse për COVID-19 do të prodhohet në Itali

schedule08:51 - 9 Mars, 2021

schedule 08:51 - 9 Mars, 2021

Kompania farmaceutike italo-zvicerane Adienne Pharma & Biotech me qendër në Zvicër do të prodhojë vaksinën e koronavirusit të ri (COVID-19) Sputnik V të Rusisë në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se kjo është marrëveshja e parë evropiane që pritet që të nisë me prodhimin e vaksinës ruse në një vend tjetër.

Ndër të tjera bëhet me dije se kompania do të prodhojë vaksinën në Lombardi dhe në Italinë Qendrore , dhe pritet që nga korriku i 2021 deri në janar të 2022 të prodhojë 10 milion doza.

Duke cituar Odën e Tregtisë Italo-Ruse, agjencia italiane e lajmeve Adnkronos tha se kompania dhe Fondi rus i Investimeve të Drejtpërdrejta (RDIF) kanë nënshkruar një marrëveshje në këtë drejtim.

Ndërkohë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian (BE), më 4 mars njoftoi se kanë filluar shqyrtimin e vaksinës Sputnik V.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!