Arrihet marrëveshja mes palëve, Giroud lë Milanin për klubin amerikan

schedule07:27 - 24 Prill, 2024

schedule 07:27 - 24 Prill, 2024

Olivier Giroud ka vendosur të largohet nga Europa, për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi francez tashmë ka nënshkruar kontratën me Los Angeles dhe mund të konsiderohet si lojtar i tyre.

Pas marrëveshjes verbale të raportuar në mars, Giroud gjithashtu ka nënshkruar të gjitha dokumentet zyrtare si lojtar i ri i LAFC. Ai do të largohet si lojtar i lirë nga Milani dhe zyrtarizimi i lëvizjes pritet të bëhet në orët në vijim.

Giroud ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2025.

Kështu, 37-vjeçari do të qëndrojë te Milani deri në fund të këtij sezoni, për t’iu bashkuar më pas klubit nga MLS./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!