Andrea Pirlo ishte i sinqertë me Gonzalo Higuain. “Nuk të kam në plane, duhet të gjesh një ekip të ri”, i tha trajneri i Juventusit sulmuesit, i cili nis të shikonte për një tjetër klub edhe pse ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë dhe përfiton një pagë të lartë.
Tashmë ka edhe një marrëveshje mes argjentinasit dhe Juventusit, për të dalë i lirë. Kjo e bën më të lehtë transferimin e Higuain, i cili normalisht kërkon të përfitojë një kontratë të mirë.
Gonzalo Higuain has reached an agreement with Juventus to leave immediatly – he’s gonna part company with the club.
Higuain is in advanced talks to join Inter Miami as a free agent, personal terms to be agreed on next few days then… here-we-go ??? @SkySport @CLMerlo #transfers— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2020
Bisedimet për të nënshkruar në SHBA kanë nisur dhe gazetari Fabrizio Romano shkruan se janë në fazë të avancuar. Sikurse dihet, bëhet fjalë për një kalim të Higuain te Inter Miami, klub që mori falas nga Juventusi edhe Blaise Matuidi. /abcnews.al