Arrihet marrëveshja e transferimit, Gentian Selmani në Superligë

schedule11:16 - 25 Janar, 2021

schedule 11:16 - 25 Janar, 2021

Gentian Selmani do të nisë një eksperiencë të re në Turqi. Mediat atje e bëjnë të sigurt kalimin e portieri në Superligë te skuadra e Yeni Malatyaspor.

Marrëveshja është arritur dhe pritet që tani të vijë edhe zyrtarizimi. Prej 18 muajsh portieri shqiptar po luan rregullisht me Menemenspor dhe shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për pritjet dhe ofertat e ndryshme.

 

Lajmi në një prej mediave turke

Ertaç Ozbir, portieri 31-vjeçar i Yeni Malatyaspor është dëmtuar dhe menjëherë klubi turk ka menduar të transferojë portierin e kombëtares shqiptare.

Mbetet të mësohen detajwt e këtij operacioni që e bashkon Selmanin në një ekip me një shqiptar tjetër, pasi edhe Jetmir Topalli është pjesë e Yeni Malatyaspor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!