Arrihet marrëveshja, Brozovic rinovon sot me Interin

schedule13:47 - 21 Shkurt, 2022

schedule 13:47 - 21 Shkurt, 2022

Marcelo Brozovic do të qëndrojë tek Interi. Mesfushorit kroat i përfundon kontrata në fund të sezonit, por do të rinovojë.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se ditën e sotme do të firmoset kontrata që e lë Brozovic nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Drejtuesit e Interit i kishin nisur prej kohësh bisedimet, por Brozovic donte të dëgjonte edhe ofertat e tjera, për të marrë një vendim final. / abcnews.al