Milani ka gjetur marrëveshjen me Zlatan Ibrahimovic për të nënshkruar kontratën e re që e lidh suedezin edhe për një vit me kuqezinjtë.
Manuele Baiocchini raporton se kanë mbetur vetëm disa burokraci për të firmosur, ndërkohë që pritet që sot ose nesër të vijë zyrtarizimi i nënshkrimit të marrëveshjes së re.
#Calciomercato | #Milan, atteso tra questa sera e domani l'annuncio del rinnovo di Zlatan #Ibrahimovichttps://t.co/OfJ2cRYZ4w
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) April 22, 2021
Ibrahimovic ka qenë pjesë e rëndësishme e Milanit këtë sezon, duke shënuar 15 gola. Dëmtimet e kanë penalizuar të mungojë në disa ndeshje dhe rrjedhimisht i kanë hequr mundësinë të shënojë më shumë./abcnews.al

