Arrihet akordi mes klubeve, Jasir Asani vetëm një firmë larg kalimit në La Liga

schedule14:36 - 29 Qershor, 2024

schedule 14:36 - 29 Qershor, 2024

Tashmë mungon vetëm firma, për ta quajtur zyrtare. Anësori i sulmit të Kombëtares, Jasir Asani është gati për një rikthm të madh në Evropës, teksa pritet të largohet, nga koreanët e Gwangju, menjëherë sapo të përfundojë, Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024, me 29-vjeçarin nga Shkupi, i cili e ka prerë tashmë “biletën” e tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Asani do të transferohet në LaLiga, aty ku u pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle dhe bordi i këtyre të fundit e pëlqen jo pak stilin e lojës, të “Legjionarit” dhe ka vendosur t’i ofrojë fillimisht një kontratë 2-vjeçare.

Megjithatë, mediat spanjolle nuk janë të vetmet që konfirmojnë këtë lajm, pasi disa media të lidhura me klubin e Gwangju, në Korenë e Jugut kanë konfirmuar gjithashtu transferimin dhe kanë ritheksuar faktin se gjithçka do të mbyllet sapo të mbarojë Evropiani dhe me eleminimin e Kombëtares, që në fazën e grupeve, skuadra e Las Palmas është hedhur në sulm ku ka gjetur akordin klubin dhe tashmë pritet vetëm firma e 29-vjeçarit, me skuadrën e tij të re. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!