Carlo Ancelotti do ta vazhdojë karrierën në Angli, pasi u shkarkua nga drejtimi i Napolit. Trajneri italian ka marrë një ofertë nga Everton dhe sipas Gianluca Di Marzio ka një akord mes palëve dhe është arritur mbrëmjen e djeshme.
Sot Ancelotti do të ketë një takim me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiss, për të zhvlerësuar kontratën e aktuale. Formalitet duhet thënë, pasi klubi italian nuk ka ndërmend të vazhdojë të paguajë ish-trajnerin.
Everton nga ana tjetër ka konfirmuar se së shpejti do të emërohet trajneri i ri dhe se ka pasur takime me disa kandidatë. Ata theksojnë se ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë konkrete dhe se asnjë prej kandidatëve nuk është tërhequr. Klubi anglez po kërkon të duhurin dhe Ancelotti mbetet vetëm të konfirmohet dhe të zyrtarizohet. /abcnews.al