“Arrestoni babain, se godet mamin”, 12 vjeçarja me një mesazh në WhatsApp denoncon dhunën në familje

schedule13:18 - 26 Qershor, 2023

schedule 13:18 - 26 Qershor, 2023

Një 12 vjeçare ka qenë dëshmitare e dhunës së ushtruar nga babai i saj ndëj nënës. Mediat italiane shkruajnë se e mitura kishte dëgjuar bisedën e nënës së saj me një shoqe, ku i kishte thënë se përmes një emoji që do i dërgonte në WhatsApp ajo të kuptonte se ishte dhunuar nga bashkëshorti.

Ka qenë 12 vjeçarja ajo e cila sapo babai i saj ka nisur të dhunonte 50 vjeçaren i ka dërguar mesazhin sinjalizues mikes së mamasë.

Mesazhi i koduar i dërguar nga e mitura ka nisur një sërë telefonatash të cilat kanë sjellë ndërhyrjen e karabinierëve në vend dhe arrestimin e dhunuesit. Në momentin që autoritetet kanë mbërritur në banesën e viktimës, një grua rreth 50-vjeçare, ajo ishte e përlotur dhe me një mavijosje në syrin e djathtë.

Gruaja ka shpjeguar se gjithçka ishte në rregull, por vajza e saj ndërhyri dhe u tha: “Arrestoni babin, se dhunon mamin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!