Arrestohet vrasësi serial rus: Ka vrarë 26 gra të moshuara

schedule15:06 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 15:06 - 3 Dhjetor, 2020

Autoritetet ruse kanë arrestuar një burrë që dyshohet se ka vrarë dhjetëra gra të moshuara në Rusinë qendrore midis 2011 dhe 2012.

Jo zyrtarisht, Radik Tagirov është pagëzuar si “Manjaku i Volgës”.

38-vjeçari akuzohet për vrasjen e 26 pensionisteve.

Hetuesit deklaruan se dyshojnë që ai mund të jetë shtirur si punonjës social për t’u futur në apartamentet e tyre. Pjesa më e madhe e viktimave ishin të grupmoshës 75-90 vjeç.

Hetuesit në Kazan thanë se pas marrjes në pyetje, Tagirov pranoi se ishte autor i vrasjeve. Ai ishte dënuar më parë për vjedhje në vitin 2009. Sipas mediave ruse, ishin provat e ADN-së që nxorën zbuluar Tagirov. Nëse dënohet, ai do të bëhet një prej vrasësve serial më të tmerrshëm të Rusisë.

Megjithatë, rekordin e zi e mban ish-polici Mikhail Popkov, i dënuar për vrasjen e 78 personave në periudhën 1992-2007. Ndërsa Alexander Pichushkin – i quajtur Vrasësi i fushës së shahut – u dënua me burgim të përjetshëm në Moskë në vitin 2007 për vrasjen e 48 personave, në periudhën 2002-2006. Asokohe u tha se ai po përpiqej të vriste 64 vetë, aq sa katrorët në fushën e shahut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!