Kërkimi dy ditor për vrasësin e ligjvënëses së Minnesotës Melisa Horman dhe bashkëshortin e saj Mark përfundoi me arrestimin e Vance Luther Boelter, 57-vjeçarit i cili është autori i dyshuar i krimit sipas Policisë.
Autoritetet thanë se 57-vjeçari ishte i armatosur në momentin e arrestimit, por nuk pati përplasje të armatosur me policinë kur u prangos në një zone rurale në Minepolis. Guvernatori I I Minesotës Tim Walz deklaroi sërish se ky ishte një atentat politik i paramenduar.
Sipas autoriteteve, Boelter qëlloi për vdekje çiftin Hortman në shtëpinë e tyre të shtunën, ndërsa ishte i veshur si oficer policie dhe lëvizte me një automjet tip fuoristradë të pajisur me drita policie. Ai gjithashtu plagosi rëndë senatorin shtetëror John Hoffman dhe gruan e tij Yvette, në një sulm të dytë vetëm pak kilometra më larg . Hoffman, i goditur me nëntë plumba, ndodhet në spital dhe sipas autoriteteve dhe gjendja e tij paraqitet stabël.,
Pas sulmeve të së shtunës , autoritetet gjetën në automjetin e Boelter tre kallashnikov automatike AK-47, një armë zjarri 9 mm dhe një listë me emra dhe adresa të zyrtarëve të tjerë publikë. Kjo shtoi dyshimet për një komplot më të gjerë me sfond politik.
Boelter kishte paraqitur veten si ekspert sigurie me përvojë në Gaza dhe Afrikë dhe kishte lidhje me organizata ungjillore, sipas të dhënave publike dhe profileve online të shqyrtuara nga Associated Press.
Pas arratisjes së tij të shtunën në mëngjes, policia nisi ndjekjen më të madhe në historinë e shtetit të Minnesotës, duke përfshirë më shumë se 20 ekipe SWAT, avionë vëzhgues dhe qindra forca policore nga nivele të ndryshme.
Mbi Vance Boelter 57 vjeç janë ngritur dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tentative për vrasje, akuza të cilat si dënim maksimal kanë 40 vite burg secila. Hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes po vijojnë.