Arrestohet shqiptarja në Torino, kërkoi 1 mijë euro për t’i rikthyer pronares macen

schedule12:17 - 8 Tetor, 2019

schedule 12:17 - 8 Tetor, 2019

Një 54 vjeçare shqiptare është arrestuar në Torino nga policia italiane. Gruaja akuzohet për shantazh. E arrestuara kishte gjetur një mace dhe sapo kishte marrë vesh se pronarja, një shtetase rumune, po e kërkonte e ka kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale. 54 vjeçarja shqiptare i ka kërkuar 1 mijë euro në këmbim të maces dhe pas disa negociatash është vendosur për 300 euro. Kur gruaja ka shkuar të kthejë macen dhe të marrë paratë, pronarja e kafshës shtëpiake ishte e shoqëruar nga agjentë policie që i kanë vënë prangat shqiptares. Tashmë ajo ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa policia po përpiqet të verifikojë nëse ajo vërtet e ka gjetur apo e ka rrëmbyer macen. /ABC News Albania 24/7