Arrestohet postieri i Pogradecit

schedule15:41 - 21 Shkurt, 2019

schedule 15:41 - 21 Shkurt, 2019

Policia ka arrestuar postierin e Postës së Pogradeci për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. J. Sh., 40 vjeç, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Për 40-vjeçarin, policia ka referuar materialet pranë prokurorisë së Pogradecit që prej datës 23 Janar. Ai dyshohej se duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!