Është arrestuar pak ditë pasi kishte mbërritur në Itali një i ri shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane. Sapo ka gjetur një apartament me qera ai ka krijuar klientelën e tij duke shitur një dozë kokainë për 60 euro.
I riu shqiptar është arrestuar në Valfabrika në momentin kur po shiste një dozë drogë. Kur u pyet nga agjentët e policisë se pse e bënte një gjë të tillë, ai është përgjigjur thjesht: Për të fituar aq sa arrij të marr brenda një dite në Itali, në Shqipëri do të më duhej një muaj punë.”
Në momentin e arrestimit ai kishte me vete një mijë euro cash. /abcnews.al

