Tre persona janë gjetur të vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në Notingam, pasi një furgon ka tentuar që t’i shtypë. Policia britanike tha se ka arrestuar një të dyshuar, duke shtuar se dyshojnë se këto incidente janë të lidhura.
Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore, shkruan REL.
Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia.
Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë.
“Jemi në fazën e parë të hetimit dhe duhet të përcaktojmë motivet pas këtyre sulmeve”, tha ajo.
Ajo shtoi se aktualisht nuk besojnë se ndonjë person tjetër është përfshirë në këtë incident.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, falënderoi ekipet emergjente që trajtuan këtë “incident tronditës” në Notingam, që është shtëpi e më shumë se 320.000 banorëve.