Arrestohet një papagall në Brazil

schedule14:50 - 27 Prill, 2019

schedule 14:50 - 27 Prill, 2019

Policia braziliane arrestoi një papagall dhe padronin e tij. Shpendi ishte mësuar nga padroni i tij – një shpërndarës droge, që ta lajmëronte sap o të shihte një agjent policie që afrohej

Një histori përtej të zakonshmes. Një papagall është arrestuar në Brazil, pasi bashkëpunonte me padronin e tij, një shpërndarës droge. Shpendi ishte trajnuar për të sinjalizuar praninë e policisë, duke lajmëruar padronin e tij sapo të shihte një agjent policie afër. “Kujdes policia” ishte fraza që padroni i tij i kishte mësuar për të përdorur në këto raste. Lajmi i publikuar dhe nga “Guardian” e  “Uashington Post” ka bërë shumë shpejt xhiron e botës. Papagalli dhe padroni i tij u arrestuan në 22 Prill nga policia braziliane që arriti ti zbulojë gjatë një operacioni. Një gazetar Brazilian raportoi se pas arrestimit, papagalli nuk ka lëshuar asnjë tingull, ka qëndruar në heshtje. Shpendi tashmë ndodhet në një kopsht zoologjik, ndërsa padroni i tij në burg, në pritje të gjyqit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!