Arrestohet një nga liderët e protestave të Jelekëve të Verdhë

schedule12:26 - 3 Janar, 2019

schedule 12:26 - 3 Janar, 2019

Një nga liderët e manifestimeve anti-qeveritare të Jelekëve të Verdhë, Erik Drue, është arrestuar nga policia franeceze me akuzën se ka organizuar një protestë jo të autorizuar në qendër të Parisit.

Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze që citojnë burime të prokurorisë së kryeqytetit. Ai u arrestua teksa drejtohej për në Champs-Elysees: ndërsa me dhjetëra protestues ishin mbledhur pranë Harkut të Triumfit duke e pritur. Ky është arrestimi i dytë për të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!