Lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas.
I njohur si një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA.
“Joaquin Guzman Lopez , djali i El Chapo u arrestua me të”, tha departamenti i drejtësisë amerikane, shkruan BBC.
Prokurorët amerikanë thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.
/abcnews.al/