Arrestohet në Meksikë El Marro, një nga trafikantët e drogës më të kërkuar në vend

schedule15:52 - 3 Gusht, 2020

schedule 15:52 - 3 Gusht, 2020

Operacioni i përbashkët i ushtrisë dhe policisë në Meksikë, ka bërë të mundur arrestimin e një prej trafikantëve më të kërkuar të drogës ne vend: El Maro.

El Marro kërkohej që prej një viti dhe e dinin se si lëvizte e ku mund të fshihej. Por dukej i paparashikueshëm dhe i paprekshëm. Ushtria dhe policia federale meksikane arritën më në fund ta kapin duke shënuar fitoren e par në betejën e padeklaruar të shtetit kundër trafikantëve të drogës. El Maro, lider i kartelit të Santa Roza da Lima, një organizatë që është përgjegjëse për sekuestrime dhe kërcënime por sidomos për vjedhjen e benzinës nga Pemeks, kompania shtetërore e naftës. Një praktikë kjo shumë e përhapur në vitet e fundit ne vendin amerikano-veior që presidenti i vendit Obrador ka nisur të luftojë sapo u zgjodh në atë port.

Për arrestimin e El Maro nuk ka detaje por vetëm konfirmim, së bashku me të janë arrestuar dhe pesë persona të tjerë. Santa Roza da Lima është një kartel vendor shumë i egër. Muajt e fundit është përplasur me banda të tjera për të marrë nën kontroll territore të reja, shumë të rëndësishëm për transportimin e drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fund të muajit qershor në ndjekje të tij policia arrestoi 30 persona mes të cilëve dhe nënën e tij. Ndërkohë janë sekuestruar llogari bankare, e sipërmarrje të ndryshme të tij. Por tashmë duhen konfirmuar akuzat pasi arrestimi nuk mjafton. Një sfidë kjo për prokurorinë e përgjithshme, strukturën e re të krijuar nga Obrador që drejton aktivitetin hetues. Shumë shpeh provat janë deklaruar të pamjaftueshme dhe të arrestuarit janë lënë të lirë./abcnews.al