Arrestohet në Argjentinë “bossi” i Ndraghetës, si bashkëpunojnë shqiptarët me mafien më të fuqishme në botë

schedule15:49 - 1 Nëntor, 2022

schedule 15:49 - 1 Nëntor, 2022

Policia federale e Argjentinës ka arrestuar një “boss” të mafies italiane në periferi të Buenos Aires, tha agjencia e sigurisë në një deklaratë të hënën.

Ai ishte në kërkim prej vitesh.

Carmine Alfonso Maiorano, një udhëheqës 68-vjeçar i mafies italiane “Ndragheta” u kap të mërkurën e kaluar në qytetin Guernica në provincën e Buenos Aires, thuhet në deklaratë.

Maiorano me origjinë italiane është akuzuar nga autoritetet ndërkombëtare për kryerjen e operacioneve të trafikut të drogës dhe armëve midis Amerikës Latine dhe Evropës.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, e njohur si Interpol, e konsideron “Ndraghetan” si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë.

Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua për Maioranon në vitin 2015.

Mafia “Ndragheta” u vendos në Argjentinë disa vite më parë, thuhet në deklaratën e policisë, duke vepruar së bashku me homologët shqiptarë në Evropë.

I arrestuari është vënë në dispozicion të Gjykatës Federale Penale dhe Korrektuese të Argjentinës./Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!