Policia Financiare në Trento ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën.
Pas një sërë kontrollesh policia arrestoi një 57-vjeçar të cilit iu zbuluan mbi 1 kg kokainë dhe 3 mijë euro para në shtëpi. 57-vjeçari ishte ndihmës në një shkollë në zonën e Trentos.
Dyshimet e policisë ishin shfaqur për shkak të të ardhurave, stilit të tij të jetesës dhe shpenzimet e larta të cilat nuk përputheshin me pagën e marrë normalisht.
/abcnews.al/