Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Kroaci

schedule17:05 - 15 Nëntor, 2024

schedule 17:05 - 15 Nëntor, 2024

Oficerët e Zyrës Kombëtare të Policisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestuan ministrin e Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh (HDZ).

Berosh është arrestuar mëngjesin e së premtes në shtëpi në Zagreb. Përkatësisht, policia i ka trokitur në derë në kuadër të një hetimi të madh kundër korrupsionit, i cili sipas informacioneve fillestare ka të bëjë me blerjen e pajisjeve mjekësore me një çmim të lartë.

Bëhet fjalë për blerjen e mikroskopëve të dyfishtë për neurokirurgjinë, të cilat dyshohet se janë paguar “fryrë”, shkruan index.hr.

Sipas informacioneve të para, hetuesit kanë vënë në shënjestër, përveç ministrit, edhe disa mjekë të lartë, mes tyre edhe drejtorë të disa spitaleve.

Veprimet e sipërpërmendura kryhen në zonën e Zagrebit dhe Skradinit në lidhje me disa persona, njëri prej të cilëve nëpunës i lartë civil, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale korruptive.