Arrestohet tmerri banesave dhe bizneseve në Tiranë, merrte para dhe sende, u kap me dron në duar

schedule11:54 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:54 - 8 Nëntor, 2021

Një 18-vjeçar me iniciale F.D. është arrestuar nga policia pasi akuzohet si autor i 6 vjedhjeve të ndodhura në 2 muajt e fundit në Tiranë. Policia bën me dije se vjedhjet kanë ndodhur në muajt tetor dhe nëntor. Në momentin e arrestimit atij i është gjetur një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi një ditë më parë. Tashmë po vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.  Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjes së një droni në një firmë ndërtimi. Zbardhen dhe dokumentohen edhe 6 vjedhje të tjera që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Tiranës.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë bashkautor dhe i 6 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve tetor dhe nëntor, konkretisht:

Më datë 11.10.2021, në rrugën “Abdyl Frashëri”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 29.10.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër kursesh;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Marco Boçari”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër fizioterapie;

Më datë 31.10.2021, në rrugën “Vaso Pasha”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 04.11.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një restorant. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!