Arrestohet me qëllim “paketimin” për në Itali 37 vjeçari nga Vlora

schedule10:13 - 5 Maj, 2020

schedule 10:13 - 5 Maj, 2020

Policia ka kapur në Vlorë një person në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se i arrestuari është 37 vjeçari Denis Hysaj nga fshati Gjormë i Vlorës.

37 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Pas arrestimit ai do të ekstradohet për në Itali.

NJOFTIMI

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga 37-vjeçari i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasin:

Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!