Arrestohet mafiozja 70-vjeçare, po shkonte në Spanjë për të takuar vajzën

schedule16:51 - 7 Gusht, 2021

schedule 16:51 - 7 Gusht, 2021

I janë vënë prangat në Spanjë, 70-vjeçares Maria Licciardi e cila akuzohet se është drejtues e një klani mafizo.

Mësohet se 70-vjeçarja është arrestuar gjatë një tentative që po bënte për të takua vajzën e saj në Costa el Sol.

Maria Licciardi, u prangos në aeroportin Ciampino në Romë të shtunën ndërsa po përpiqej të shkonte për në Malaga në Spanjën jugore.

E njohur ndryshe ‘la piccoletta’ ose e vogla për shkak të trupit të saj, ishte me dy bashkëpunëtorë në kohën e ndalimit nga policia.

70-vjeçarja dyshohet se është pjesë e mafias famëkeqe napolitane të njohur si Camorra.

Ajo akuzohet për zhvatje, marrje fondesh dhe manipulim ankandi. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!