Një futbollist i Premier League është arrestuar në veri të Londrës me dyshimin për përdhunim.
29-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, është dërguar në paraburgim mëngjesin e së hënës ku edhe ndodhet, siç raporton “The Telegraph”.
Policia Metropolitane i tha “BBC Sport”: “Më 4 korrik, një pretendim për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici. U raportua se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022.
Më 4 korrik, një 29-vjeçar u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u mbajt në paraburgim ku qëndronte. Hetimet për rrethanat janë në vazhdim”./ h.ll/abcnews.al