Arrestohet Larry Changa, kreu i organizatës terroriste më të rrezikshme të Venezuelës

schedule12:15 - 2 Korrik, 2024

schedule 12:15 - 2 Korrik, 2024

Policia Kombëtare e Kolumbisë arrestoi të hënën Larry Álvarez Núñez, i njohur si “Larry Changa”, një terrorist i rrezikshëm i kërkuar në Venezuelë dhe Kili për vepra të ndryshme penale, si terrorizmi, financimi i terrorizmit, trafik armësh, zhvatje, rrëmbime, pastrim parash dhe të tjera.

Sipas autoriteteve kolumbiane, Álvarez akuzohet se është bashkëthemeluesi i organizatës kriminale ndërkombëtare “Tren de Aragua”. Pas arrestimit, ai do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë me qëllim ekstradimin drejt Venezuelës.

CNN raporton se pjesëtarë të kësaj organizate terroriste ndodhen edhe brenda territorit amerikan. Banda i ka rrënjët në një burg të Venezuelës dhe mendohet të jetë themeluar në vitin 2005.

Sipas autoriteteve kolumbiane ajo është organizata kriminale më e rrezikshme që vepron sot në Amerikën e Jugut.

Anëtarët e saj ishin pjesë e një sindikate punëtorësh që punonin për ndërtimin e hekurudhës që do të bashkonte dy shtetet venezulane, Aragua dhe Carabobo dhe prej aty lindi emri Tren de Aragua.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!