Arrestohet kryeministri boshnjak, dyshime për korrupsion për respiratorët

schedule23:08 - 29 Maj, 2020

schedule 23:08 - 29 Maj, 2020

Kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç, drejtori i drejtorisë për mbrojtje civile Fahrudin Solak dhe pronari i kompanisë “Mjedëra e argjend” Fikret Hoxhiç mbrëmë janë marrë në pyetje nga autoritetet në kuadër të hetimit për aferën respiratorët.

Ata kanë dhënë dëshmi para hetuesve pasi rastin e mori në shqyrtim Prokuroria e Bosnjes.

Të mërkurën policia i ka sekuestruar telefonin Novaliç për ekspertizë, për të konfirmuar me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Respiratorët u blenë nga Kina për 5.3 milionë euro, por janë të papërdorshme në repartet e kujdesit intensiv, kurse hetim duhet të përcaktojë sesi kompania e kontraktuar mund të importojë respiratorë, kur ajo është e regjistruar si kompani e përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve./abcnews.al