Arrestohet “koka” e grupit që transportonte emigrantë të paligjshëm drejt BE-së

schedule11:38 - 19 Mars, 2021

schedule 11:38 - 19 Mars, 2021

Një 25-vjeçar me iniciale F.K. është arrestuar nga policia pasi akuzohet si pjesë e grupit të goditur në tetor të vitit të shkuar, që transportonin emigrantë të paligjshëm. Policia njofton se 25-vjeçari kishte rolin e organizatorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit “Muzgu” të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!