Arrestohet Klaidi Kaca në Itali, pjesë e grupit që trafikonte drogë në Mesina

schedule22:19 - 5 Gusht, 2019

schedule 22:19 - 5 Gusht, 2019

Antimafia italiane ka arrestuar  një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim pas ekzekutimit të operacionit të koduar “Tuneli”, më 19 korrik të këtij viti, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që transportonin kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Siçili.

30-vjecari Klaidi Kaca u arrestua në Portin e Brindizit, ndërsa po nisej me një traget drejt Shqipërisë. Sipas Prokurorisë së Mesinës, mbi Klaidi Kacën, rëndon akuza e trafikut të drogës, pjesëmarrje në aktivitet kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni “Tuneli” nisi hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet zbardhën skemën e si transportoheshin sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuana nga Shqipëria në Messina të Italisë, ku tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane. Antimafia italiane është në kërkim edhe të dy shqiptarëve të tjerë, anëtarë të grupit që trafikonte drogë.

Në operacionin e antidrogës në Mesina më 19 korrik, u arrestuan 13 persona, mes të cilëve edhe 3 shqiptarë, Ajet Cepaj, Rito Mecaj dhe Ernard Hoxha./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!