Arrestohet ish-shefi i krimeve të Drejtorisë së Policisë në Durrës

schedule16:05 - 27 Tetor, 2017

schedule 16:05 - 27 Tetor, 2017

Ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës, aktualisht oficer pranë kësaj drejtorie, është arrestuar me urdhër të prokurorisë së rrethit.
Krenar Behari, akuzohet nga organi i akuzës për shpërdorim detyre, ndaj per të është kerkuar vënia nën arrest.
Ka qenë prokuror Arjan Ndoji, ai që ka ndjekur hetimet pasi kishte siguruar prova të mjaftueshme që Behari kishte kryer veprime në kundërshtim me ligjin lidhur me arrestimin e një personi
Krahas këtij rasti, sipas organit të akuzës, dyshohet se Behari ka kryer edhe të tjera shkelje gjatë ushtrimit të profesionit. Prokuroria vijon ende hetimet ndaj ish-shefit të krimeve pranë Drejtorisë se policisë së Durrësit.