Arrestohet ish-kreu i qeverisë së Nagorno-Karabakh

schedule14:00 - 28 Shtator, 2023

schedule 14:00 - 28 Shtator, 2023

 

Ish-udhëheqësi i enklavës së Nagorno-Karabakh është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, vendim që u dënua menjëherë sot nga Armenia, e cila e cilësoi arrestimin të paligjshëm.

Ruben Vardanyan, një biznesmen, bankier dhe filantrop që udhëhoqi Nagorno-Karabakh nga nëntori 2022 deri në shkurtin e kaluar, akuzohet për financim të terrorizmit dhe krime të tjera, sipas Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Azerbajxhanit.

Ai akuzohet gjithashtu për krijimin e një organizate të armatosur të paligjshme.

Vardanian, i lindur në vitin 1968, rrezikon deri në 14 vjet burg për këto krime.

Armenia, nga ana e saj, ka akuzuar Bakun për arrestimin e refugjatëve që ikin nga republika e vetëshpallur Nagorno-Karabakh, e cila ka njoftuar shpërbërjen e saj në janar të vitit 2024.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!