Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet i riu shqiptar në mes të Athinës, i gjendet çanta plot me drogë

schedule13:25 - 23 Gusht, 2022

schedule 13:25 - 23 Gusht, 2022

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Patisias në Athinë. Mediat fqinje raportojnë se i riu mori makinën dhe u largua me shpejtësi sapo ka parë policinë që po afrohej. Pas ndjekjes, ai u ndalua, ndërsa hodhi një qese me drogë.

Sipas policisë greke, brenda çantës janë gjetur dhe konfiskuar: 94 gramë kanabis të përpunuar (lloji çokollatë), 187 pako me 293 gramë kanabis të papërpunuar, 141 tableta ekstazi, 14 gramë metamfetamin kristal, 68 gramë heroinë 50 gramë.

Në kontrollin e mëpasshëm të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike, shuma prej 550 euro, celularë dhe karta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!