Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për posedimin e 3.5 kilogramëve kokainë. Sipas mediave italiane, Elton Barameta ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, i është gjetur sasia e drogës, e fshehur në njërin prej dollapëve. Mediat vendase shkruajnë se, nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 250 mijë eurove.
Sipas autoriteteve italiane, droga ishte destinuar të shpërndahej në Emilia dhe Lombardinë e Poshtme.
Gjatë kontrollit në banesë, të riut shqiptar iu gjetën edhe 30 mijë euro. /ABC News Albania 24/7