Arrestohet i riu në Divjakë, kapet duke shitur kanabis me doza

schedule12:13 - 12 Tetor, 2023

schedule 12:13 - 12 Tetor, 2023

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Divjakë pasi është kapur duke i shitur kanabis një 20-vjeçari. Ai e kishte ndarë në 267 doza, të cilat iu sekuestruan.

Ndërkohë, në vijim të operacioneve antidrogë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Done deal”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Done deal”.

Si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, goditet në flagrancë një rast i shit-blerjes së dozave të cannabis sativës.

Arrestohet 23-vjeçari që po shiste dozat dhe procedohet në gjendje të lirë 20-vjeçari që po i blinte ato.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 267 doza, me qëllim shitjen.

Në vijim të operacioneve antidrogë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Done deal”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2, Divjakë, u kap në flagrancë shtetasi teksa i shiste doza cannabisi, shtetasit tjetër. Në vijim, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi 23 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi 20 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al