Një efektiv i Gardës së Republikës është vënë në pranga pasi ka plagosur me armë zjarri një bashkëmoshatarin e tij 22-vjeçar.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë Florian Hysën, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi.
Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit Lorenc Doçin, banues në Kodër Kamzë, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Florian Hysa, për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”./ABC News Albania 24/7