Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet efektivi i RENEA-s në Tiranë, sekuestrohet kokainë

schedule21:08 - 20 Gusht, 2021

schedule 21:08 - 20 Gusht, 2021

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka arrestuar mbrëmjen e sotme një efektiv të RENEA-s gjatë një operacioni antidrogë. Ai është Real Luli.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se operacioni nga SHÇBA për goditjen e një grupi shpërndarësish të lëndëve narkotike në Tiranë është ende në vazhdim me kontrolle në disa banesa, ndërsa përpos policit mësohet se ka edhe persona të tjerë të prangosur.

Nga operacioni në zonën e ish-parkut të autobusëve është sekuestruar një sasi lënde narkotike, kokainë. Në vijim pritet që të ketë një njoftim zyrtar mbi bilancin e operacionit.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!