Autoritetet në Skoci kanë njoftuar arrestimin e bashkëshortit të ish-kryeministres Nicola Sturgeon nën akuzën e evazionit fiskal. 58-vjeçari Peter Murrel u arrestua mëngjesin e së mërkurës si pjesë e një hetimi që lidhet me financat e Partisë Kombëtare të Skocisë.
Operacioni i policisë për këtë çështje është duke vijuar, ndërkohë që janë kontrolluar banesat e disa zyrtarëve të lartë.
Kujtojmë se disa javë më parë kryeministrja Nicola Sturgeon dha dorëheqjen, në një lëvizje që shumë ekspertë e lidhin me arrestimin e bashkëshortit të saj.
/abcnews.al