Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë. Siç njoftojnë blutë, pais janë informuar se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë.
Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar.
Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë zjarri.
Shërbimet policore në DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë.
Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 65 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
g.v/abcnews.al