Një 55-vjeçar është arrestuar në fshatin Vasjar të Tepelenës pasi kishte kultivuar disa rrënjë kanabis sativa në oborrin e shtëpisë.
Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Albert Beta.
Ndërkohë, policia po heton në gjendje të lirë djalin e tij, Eriol Beta.
Aksioni i befasishëm u ndërmor nga Komisariati i Policisë së Tepelenës mbështetur edhe nga Sektori i Antidrogës në Policinë e Gjirokastrës./abcnews.al