Një 51 vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Kjo e fundit pasi dyshohet se qëllimisht ka lënë një qiri ndezur dhe për pasojë është djegur pjesërisht banesa.
“Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasen V.B, 51 vjeçe, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj shtetases A.B. Gjithashtu, kjo shtetase dyshohet se qëllimisht ka lënë një qiri ndezur dhe për pasojë është djegur pjesërisht banesa e shtetases A.B.”, njofton policia./abcnews.al