Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të kultivuara në oborr.
Policia bën me dije se ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
“Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Vjeshta”.
Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.
Sekuestrohen rreth 23 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë cannabis.
Vihet në pranga autori.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
E. B. (S)., 45 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të kultivuara në oborrin e banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, njofton policia./m.v. abcnews.al