Besmir Lamaj, 34-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim pasi rreth dy javë më parë ka plagosur me thikë një 16-vjeçar.
Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Tashmë materialet hetimore për 34-vjeçarin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë ndalimit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al