Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar të shpallur në kërkim.
Sipas blu-ve, 26-vjeçari është dënuar nga “Gjykata e Apelit Vlorë” me 4 muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Bie në prangat e policisë, një shtetas në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
- T.H, 26 vjeç, banues në Berat.
Nadalimi i tij u bë pasi me vendim penal të Gjykatës së Apelit Vlorë ky shtetas është dënuar me 4 muaji burg për veprën penale, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenei 279/1 të Kodit Penal./abcnews.al