Mëngjesin e të premtes policia italiane arrestoi 32 vjeçarin shqiptar me iniciale S.B., i papunë dhe me precedentë penalë. Urdhër arresti për të është lëshuar nga prokuroria e Riminit pasi akuzohet për grabitje me dhunë. Shqiptari i cili banonte në Misano Adriatiko, është transferuar në burgun e Kaseti Rimini.
Ndërkohë në Terracina është arrestuar një tjetër shqiptar, 18 vjeç me inicialet A.T, mbrëmjen e së premtes, pasi u përpoq të arratisej nga patrulla rrugore e policisë me motorin që kishte vjedhur pak orë më parë. Ai është vënë në arrest shtëpie në pritje të seancës gjyqësore. /abcnews.al