Arrestohen dy persona në Peru, kishin planifikuar vrasjen e një zyrtari izraelit në forumin e APEC

schedule22:47 - 8 Mars, 2024

schedule 22:47 - 8 Mars, 2024

Policia peruane tha të premten se kishte kapur një iranian dhe një shtetas peruan, të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj një personi izraelit në Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Shefi i policisë, Oscar Arriola,tha se arrestimet u kryen pas një hetimi me agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës, të cilat dhanë informacione për një iranian që mbërriti në Peru në fillim të marsit.

“Duhej të vepronim shpejt, sepse sot (iraniani) do të kthehej në Iran pasi formoi një celulë terroriste për të zhdukur një shtetas izraelit, i cili do të merrte pjesë në ngjarjen e APEC”, tha Arriola.

56-vjeçari iranian i identifikuar si Majid Azizi, ashtu edhe peruani u arrestuan të enjten. Arriola tha se autoritetet kishin identifikuar izraelitin që do të ishte shënjestër e sulmit, megjithëse ata kishin zgjedhur të mos publikonin emrin e personit për arsye sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!