Arrestohen 9 persona në Mal të Zi, pjesë e trafikut të kokainës

schedule22:38 - 18 Korrik, 2024

schedule 22:38 - 18 Korrik, 2024

Autoritetet në Mal të Zi, në bashkëpunim me EUROPOL-in dhe agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, FBI dhe DEA, arrestuan nëntë persona të dyshuar për kontrabandën e rreth 2,5 ton kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë dhe Australi në tetor 2020 dhe qershor 2021.

Ndërkohë gjashtë të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim, njoftoi prokuroria malazeze.

Organet e rendit thanë se individët e arrestuar ishin të lidhur ngushtë me celula të ndryshme kriminale në vend, brenda një rrjeti më të madh të trafikut të drogës, të përhapur në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Disa nga të ndaluarit dyshohet se i përkasin një prej klaneve më famëkeqe dhe të dhunshme malazeze “Kavaç”, ndërsa të tjerët dyshohen se drejtojnë grupet e tyre të pavarura kriminale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!